Ish futbollisti shkodrane Arvjo Fishta punonjësi i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjnë elektrike . Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Salo Halili”, Shkodër paraditen e sotme. Mësohet se I ndjeri ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arvjo Fishta ishte edhe pjesë e sportit pasi ishte edhe trajner I portjerëve në akademinë “Djelmnia Shkodran” ndërsa Fishta ushtronte edhe profesionin e psikologut në një shkollë 9 vjecare në Njësiën Rrethina.
Për vite me radhë Fishta ka organizuar aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese duke bashkuar fëmijë e prindër dhe duke dhene një kontribut të madhë për banorët në integrimin e socializimin e tyre.

Artikulli paraprakBANORËT NË “NDOCEJ” KËRKOJNË RIPARIMIN E RRUGËS
Artikulli tjetër“ARTISTI I SHIJEVE”