
“Kori i Fëmijëve të Qendrës Kulturore ‘Kujtim Alia’ në skenë me tenorin Saimir Pirgu në Shirokë”
efekt
Kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore “Kujtim Alia” do të jetë pjesë e koncertit të tenorit të mirënjohur Saimir Pirgu, një aktivitet i përmasave madhështore që do të mbahet më 5 shtator në zonën turistike të Shirokës. Dirigjentit me famë botërore do t’i bashkohet Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin virtuoz të maestros Elda Laro.
Drejtorja e Qendrës Kulturore, Orjeta Kelaj, tha se ftesa për korin është bërë pikërisht nga dirigjentja Laro dhe se provat e fëmijëve kanë nisur që në muajin qershor.
Ajo kujtoi se kjo ftesë vjen pas eksperiencës fantastike që pati kori një vit më parë në koncertin e Ramë Lahaj, duke u shprehur e bindur se fëmijët e talentuar do të dhurojnë një performancë artistike të niveleve më të larta.
Ky koncert i veçantë, që pritet të sjellë një mbrëmje magjike në Shirokë, organizohet nga Bashkia Shkodër.






