Sezoni i gripit dhe i viruseve po zgjat shumë, ndërsa ftohjet dhe koronavirusi janë të pranishme, si dhe një variant i ri i llojit Omicron, për të cilin ekspertët thonë se është më ngjitës se Delta.

Simptomat e ftohjes së zakonshme, gripit dhe coronavirusit janë shumë të ndryshme dhe nga prania ose mungesa e temperaturës, mund të dalloni më lehtë se cila dhimbje ju ka rënë.

Simptomat e ftohjes
Sistemi shëndetësor britanik ka veçuar disa nga simptomat më të zakonshme të ftohjes, duke theksuar se ato zakonisht shfaqen gradualisht:dhimbje fyti, hundë e zënë ose rrjedhje, dhimbje koke dhimbje muskujsh, teshtitje dhe kollitje, presion në veshë,  temperaturë e ngritur, humbje e nuhatjes dhe shijes.Simptomat janë të njëjta te të rriturit dhe fëmijët, por ato mund të zgjasin më shumë te fëmijët.

Simptomat e gripit
Sipas sistemit shëndetësor britanik, simptomat e gripit janë: ethet dhe temperatura mbi 38 gradë, ndjesi lodhjeje dhe e rraskapitjeje, dhimbje trupi, kollë e thatë, dhimbje koke, dhimbje fyti, problem gjumi, humbje oreksi, diarre ose dhimbje barku.

Simptomat e coronavirusit
Që nga fillimi i epidemisë, simptomat e coronavirusit kanë ndryshuar, por mjekët kanë veçuar më kryesoret:
▪ temperaturën e ngritur dhe kollë e papritur.
▪ kollë e papritur që zgjat
▪ ndryshim ose humbje e nuhatjes dhe shijes

Simptomat e variantit Delta
Duke gjykuar nga të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit ZOE, simptomat që shfaqen varen nga fakti nëse jeni vaksinuar dhe sa doza vaksine keni marrë.
Simptomat pas dy dozave të vaksinës: rrjedhje e hundës, dhimbje koke, dhimbje të fytit, teshtitje, humbje e shqisës së nuhatjes

Simptomat e variantit Omicron
Sipas të dhënave më të fundit nga Londra, ku ka më shumë të infektuar me Omicron në Britaninë e Madhe, shkencëtarët kanë identifikuar pesë simptoma kryesore të këtij lloji:dhimbje koke, rrjedhje e hundës, lodhje (e lehtë ose drastike), dhimbje të fytit,  teshtitje

Ekspertët theksojnë se simptomat e variantit Omicron janë humbja e oreksit dhe të përzierat, djersitjet gjatë natës dhe zëri i ngjirur.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA DHE TURQIA, ME POPULLSINË MË TË RE NË EUROPË
Artikulli tjetërNUK PATI FAT NË DASHURI, BURRI PLANIFIKON TË MARTOHET ME NJË ROBOT