Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në deklaratë për mediat të Komitetit të Ekspertëve, deklaroi se ka rënie të misioneve nga Urgjenca.

Brataj thekson se qytetarët duhet që t’ju përmbahen masave ndaj Covid.

“Ka pasur ulje të numrit të thirrjeve, sa i përket urgjencave. Ka vazhduar edhe numri i misioneve në përgjithësi dhe numri i misioneve për Covid që ka rënë nën 500.

Janë trajtuar mbi 9000 misione në banesë. Përhapja e infeksionit nuk ndalon dhe ndaj duhen masa ndaj koronavirusit”, tha Brataj.