Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus. Një informacion i tillë kësaj radhe është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, BIBLIOTEKA E QYTETIT FESTON DITËN E FËMIJËVE
Artikulli tjetërPAS 75 VJETËSH, GJERMANIA I JEP FUND PRODHIMIT TË URANIUMIT. DËRGESA E FUNDIT PREJ 19,5 TONËSH PËR “NUCLEAR FUELS”