Shkon në në 1018 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, ndërsa 43 111 konfirmohen të infektuar në shkallë globale.

Autoritetet në Hubei konfirmuan të hënën 2 mijë e 97 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në rajon në 31 mijë e 728. Po ashtu, mësohet se më shumë se 25 mijë pacientë janë shtruar në spital, përfshirë një mijë e 298 të cilët janë në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetësor.

Veçanërisht vazhdon të jetë e rëndë situata në tragetin Diamond Princess i bllokuar në karantinë në gjirin e Yokohama në Japoni ku deri tani janë identifikuar të infektuar nga koronavirusi 136 pasagjerë, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që ndodhen në anije është 3700 dhe që janë të detyruar të matin çdo 4 orë temperaturën trupore dhe ta raportojnë atë te ekipi mjekësor në bord.