Skandali me aferat e korrupsionit mes pedagogëve, ne Universitetet shqiptare, shtrihet edhe në qytetin e Shkodrës. Dy pedagogë, të fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”   jane arrestuar bashke me  sekserë e studentë .

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro. Në vijim të një hetimi disa-mujor, të filluar në bazë të informacionit të Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e personave të përfshirën në veprimtarinë e paligjshme. Masat e sigurisë janë ekzekutuar gjatë mesditës së Hënë (dt. 21.11.2016) nga ana e forcave të Policisë Vendore. Në kuadër të këtij procesimi penal, Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë. Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë: Të dyshuar për “korrupsion pasiv…” 1. Rokin Dabërdaku, pedagog, zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë 2. Simon Lufi, pedagog, Shef i Departamentit të Historisë Të dyshuar për “Ushtrim ndikimit të paligjshëm” 3. Vehbi Bala (në rolin e sekserit) 4. Ndoc Deda (në rolin e sekserit) Të dyshuar për “Korrupsion aktiv…” 5. Brunilda Allushi 6. Vehbi Allushi 7. Renato Trushi 8. Arsen Lekaj

Artikulli paraprakKUPA,SHORT IRONIK, TIRANA-VLLAZNIA GJYSMËFINALJA
Artikulli tjetërRRESHQET TOKA,RREZIKOHEN BANESAT.BANOREVE U KERKOHET TE LARGOHEN