Tre persona, dy punonjës të Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe një pronar lokali janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për korrupsion.Të ndalurit janë Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Në një njoftim për media, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë sqaron se këta persona kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt,

që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme.

Në këtë veprimtari kriminale, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A.H, pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H.L e U.Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.

Për këta persona ka nisur procedimi penal i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdheruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K.A, A.L të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”,

parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe per shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Eshte ekzekutuar urdhëri i ndalimit për shtetasit Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Artikulli paraprakATLETIKA RIKTHEHET ME NJË TURNE NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërMAKINAT LUKSOZE, ZBARDHET SKEMA PËR SHMANGIEN E DETYRIMIT DOGANOR