
Në rrugën “Don Bosko” në Shkodër është shtuar një korsi e dedikuar për biçikletat, pas rikonstruksionit të plotë të aksit. Ndërhyrja synon të rrisë sigurimë rrugore dhe të përmirësojë qarkullimin për përdoruesit e biçikletave. Banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë investim duke e cilësuar si lehtësim për lëvizjen e përditshme .
Ndërkohë, në këtë segment po punohet edhe për riparimin e pusetave në rrugë, me qëllim përmirësimin e standardeve të infrastrukturës. Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës urbane në Shkodër, duke I ofruar qyteti më shumë siguri për përdoruesit e biçikletave.






