Prej kohësh në qytetin e Shkodrës janë ndërtuar korsi të posaçme për lëvizjen e biçikletave, por një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos i respektojnë ato, duke lëvizur në rrugën e makinave paralel me korsitë. Ndërsa lëvizin në rrugën e makinave qytetarët kthehen edhe në burim aksidentesh.
Shpeshherë, në rastet e aksidenteve në rrugët e Shkodrës, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e automjeteve, por lind pyetja a duhet të akuzohen gjithmonë vetëm ata, kur në shumë raste janë edhe përdoruesit e biçikletave që nuk respektojnë korsitë e dedikuara për ta?
Kjo situatë rrezikon jo vetëm jetën e tyre, por edhe krijon vështirësi për drejtuesit e automjeteve.
Edhe pse infrastruktura për biçikleta është përmirësuar dhe korsitë janë shtuar, duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve ende mungon. Policia Rrugore, duhet të marrë masa më të rrepta ndaj përdoruesve të biçikletave në mënyrë që të respektohen rregullat e qarkullimit dhe të shmangen aksidentet që po përsëriten shpesh në rrugët e Shkodrës.

Artikulli paraprakSIGURIA KIBERNETIKE, KONFERENCË RAJONALE
Artikulli tjetërDROGË DHE MIJËRA EURO,POLICIA ARRESTON 2 PERSONA NË MURIQAN