Pavarësisht përdorimit masiv të biçikletave në qytetin e Shkodrës, korsitë e pakta ekzistuese bllokohen gjatë ditës nga automjetet e parkuara.

Një situatë e tillë vijon prej vitesh, ndërsa rreziku është i vazhdueshëm, kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë. Aksionet e policisë rrugore mesa duket nuk kanë dhënë rezultatin e duhur që këto hapësira të përdoren nga ata që lëvizin me biçikleta. Mijëra qytetarë detyrohen që të ecin në mes të rrugës, pasi nga njëra anë trotuaret, ndërsa nga ana tjetër korsitë e bllokuara, vështirësojnë lëvizjen e tyre.