Kreu i grupit të PS, Taulant Balla foli për gazetarët pas kaosit të PD në sallën e Kuvendit. Balla ironizoi Berishën duke thënë se sa herë ka Kosova një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri.

“E sotmja nuk është lajm i ri, asgjë ere nga fronti i lindjes, po kujtoja plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvendin e Shqipërisë, atë ditë zgjidhej prokurori i përgjithshëm, sot bënte betimin Shabani, i propozuar me firmat e PD, mes tyre udhëheqës të larta nga ajo çfarë ka mbetur, e njëjta situatë pas 8 vitesh. Sulmuan Avokatin e ri të Popullit edhe pse vetë e kanë firmosur dhe propozuar, populli shqiptar ka një shprehje të bukur, qentë le të lehin, karvani ecën para. Karvani i Shqipërisë europiane ecën para. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri, dëmi i mazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla.

Artikulli paraprakPELESHI HEDH NË VOTIM PROPOZIMIN E BALLËS PËR MBYLLJE TË SEANCËS
Artikulli tjetërDISKUTIME PËR ZHVILLIMIN E NJË SEANCE TË JASHTËZAKONSHME PËR BALLUKUN