Në fshatin Kosmac fermerët janë bërë gati për të tregtuar prodhimet e stinës kryesisht të perimeve spinaqit dhe sallatës që janë kultivuar në sera.

Janë mbi 1000 dynym sera në këtë fshat, ku shumë prej pronarëve nuk kanë likuiduar kreditë e marra për ndërtimin e serave. Pronarët kanë punësuar banorë të zonës të cilët merren me mbjedhjen, tregëtimin dhe vjeljen e prodhimeve

Marjana Prendi është njëra prej tyre e cila është e punësuar ashtu sikurse shumë gra të tjera të zonës. Ajo thotë se ka 10 vite që merret me këtë punë . Marjana tregon se paguhet 12 mijë lek të vjetra në ditë për tetë orë punë që ajo bën.

Tregu vendas si Tirana apo edhe Kosova është blerësi kryesor I prodhimeve, por ajo që mundon fermerët është fakti se nuk kanë një qëndër për grumbullimin e të gjitha prodhimeve bujqësore

Gati cdo ditë në qendër të fshatit Kosmac mbërrijnë kamionë nga Tirana apo Kosova të cilët e blejnë me 80-90 lek të rinj kilogramin e spinaqit dhe me 40 lek atë të sallatës.

Megjithatë Fermerët thonë se politikat ekonomike për bujqësinë kanë munguar në këto 26 vite dhe bujqësia është e përfshirë në kaos, prodhon çfarë të mundet e shet çfarë të mundet, diku me pak fitim diku me humbje.