Kosmaçi ka qënë ndalesa e radhës e kandidatit për deputet të PD në qarkun Shkodër Zef Hila. Ai është njohur me problematikat e banorëve, ku kryefjalë e tyre kanë qënë problemet me energjinë elektrike dhe sorollatjet në zyrat e Hipotekës dhe Aluiznit.

Kandidati i PD Zef Hila në fjalën e tij garantoi banorët se këto probleme do të marrin zgjidhje një herë e përgjithmonë, ndërkohë që u shpreh se garanci për zgjidhjen e këtyre problemeve është programi i Partisë Demokratike