
Çmimet e larta të imputeve bujqësore, tregu jo i sigurtë por edhe mungesave e punëtorëve janë disa nga shkaqet kryesore pse fermërët e fshatit Kosmaç kanë zvogëluar të mbjellat
Në këtë fshat të njohur për tokat bujqësore vërehen sera të dëmtuara por edhe toka që nuk punohen .
Fshati Kosmaç është I njour për prodhimet e perimeve ndërsa numërohen rreth 84 hektar sera, duke e bërë një ndër fshatrat më të rëndësishëm për prodhimet bujqësore në veri të vendit, por vitet e fundit kjo zonë po kalon një situatë jo të mirë duke ndikur kështu edhe në ekonominë e banorëve.