ARKEOLOGËT: ZBULUAM KISHËN MË TË VJETËR NË BOTË.
Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan e ndoshta ne Europe e më gjerë.

Një ekip i arkeologëve turq pretendon se ka gjetur themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës, afer Prishtines.
Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova. Pjesa që i ngjan një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve. Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.
Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, ndersa sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat të zbuluara ndonjëherë, – thote arkeologu.
Ai eshte I bindur se sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave: Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm.

Artikulli paraprakLAJME SHKURT
Artikulli tjetërVETËM 7% E SHKODRANËVE I SIGUROJNË BANESAT