Kosova duket se do t’i zhvillojë në Shkodër të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Rikonstruksioni i stadiumit të Prishtinës ka hasur probleme dhe përfundimi i punimeve nuk do të jetë në fund të muajit gusht, siç ishte dhe plani fillestar. Ndërhyrja gjatë punimeve në strukturën e stadiumit ka sjellë nevojën e marrjes së një leje të re ndërtimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas raportimit të “Koha Ditore”, sigurimi i lejës mund të shkojë deri në 3 muaj, çka do të thotë që po me kaq kohë do të shtyhet edhe përfundimi i punimeve. Si rrjedhojë, përfaqësuesja e Kosovës do të detyrohet të vazhdojë të luajë në Shkodër ndeshjet e mbetura si pritëse në këtë fushatë kualifikuese, ato ndaj Islandës, Turqisë, Finlandës dhe Ukrainës.