JAHJAGA DO TË VENDOSË NËSE PARTITË NUK ARRIJNË MARRËVESHJE.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do të arrijnë një marrëveshje mes tyre për situatën e krijuar në vend.Veprimet e ardhshme që mund të marrë e para e shtetit për tejkalimin e krizës institucionale në vend, sipas zëdhënësit të presidentes, Arbër Vllahiu, do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. 

Në rast se dy kampet nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë, kjo sipas Vllahiut, lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.“E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XIG4ERIE1u0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRMBYLLET “TURIZMI I BIÇIKLETAVE”
Artikulli tjetër“3 VJET BURG KUSH VJEDH ENERGJINË”