Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të eliminojë tarifat doganore për mallrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, deklaroi se ky vendim është tregues i marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në.

“Prej tani e tutje, të gjitha produktet amerikane do të hyjnë në Kosovë pa asnjë tarifë doganore.

Shteti ynë i hap dyert për mallrat nga SHBA dhe jemi të bindur se kjo masë do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe në tërheqjen e mëtejshme të investimeve amerikane”, u shpreh Kurti në mbledhje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI EDI RAMA : DO TË KEMI RILINDJEN URBANE
Artikulli tjetërMBYTET NJE PERSON NE UJERAT E LUMIT MAT, PRANE URES ME HARQE