Kosova mposht Serbinë edhe në CAS. “Pranimi në FIFA i rregullt” Kosova nuk ndalet

 

Shteti më i ri në Europë ka shënuar një tjetër fitore kundër Serbisë këtë herë në CAS duke vulosur anëtarësimin në UEFA dhe FIFA. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Pas anëtarësimit të Kosovës, Serbia depozitoi një kërkesë në CAS duke kërkuar shfuqizimin e vendimit me justifikimin se nuk mund të bëhesh pjesë qeverisë së futbollit Europian dhe Botëror nëse nuk je pjesë e OKB. Por CAS pas shqyrtimit, ka rrëzuar kërkesën e Serbisë duke mos gjetur shkelje në anëtarësimin e Kosovës.