Sapo ka nisur ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës, ku djemtë e Kosovës do të tentojnë t’i befasojnë vendasit për të arritur fitoren e parë dhe historike në garat ndërkombëtare

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’ mes Turqisë dhe Kosovës, tashmë ka filluar. Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë të grumbulluar pas tre ndeshjeve, derisa Turqia në pozitën e katërt me dy pikë të grumbulluara. Kujtojmë se Kosovës i mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm. Albert Bunjaku, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu dhe Bernard Berisha, nuk mund ta ndihmojnë Kombëtaren tonë ndaj Turqisë.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË SHKODËR, BASHKIA SQARON SITUATËN AKTUALE
Artikulli tjetërBUNJAKU NË “TELASHE “, JA ÇFARË MUND T’I NDODH NËSE HUMB EDHE ME TURQINË