Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 1,568 pacientë nga Covid-19. Ndërkohë që rreth 66 mijë raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa 57 mijë e 385 persona fatmirësisht kanë arritur që t’i mbijetojnë këtij virusi.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raste aktive mbeten 6 mijë e 737.

Numri total i rasteve pozitive është 65,690 raste nga 280,071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,568 raste të vdekjes. Ditën e djeshme 10 persona humbën jetën si dhe u regjistruan 340 raste të reja me COVID-19.