Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo shtoi se, në përputhje me kompetencat kushtetuese, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka theksuar presidentja.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT GJATË KËSAJ TË PREMTEJE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË