Prej më shumë se dy muaj qytetarët e Kosovës kanë pasur një rregull strikt të daljes nga shtëpia ku fillimisht u lejohej dalja vetëm për 90 minuta, dhe më pas për 3 orë por e ndarë në dy faza të përcaktuara sipas numrit të fundit tek karta e ID.

Nga sot ky rregull nuk do të jetë më dhe kosovarët nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës qarkullojnë lirisht. Po ashtu ky orar do të jetë vetëm për këtë javë pasi nga 1 qershori nuk ka më karantinë.

Strategjia e vetme që do të ndjekë Kosova pas qershorit është ajo e përcaktimit të disa protokolleve sigurie për bizneset.