Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar se aktualisht në Kosovë janë 5,567 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste, ndërsa të vdekur janë 1.388.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë.