Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën është 1.534. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Kujtojmë se një ditë më parë qeveria në detyrë e Kosovë ka shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç ishte heqja e orës policore dhe kthimi i studentëve në auditorë.