12,808 raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë që deri më tani 1.803 persona kanë ndërruar jetë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.