Kosova ka regjistruar 21 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 1 mijë e 278 raste të reja ka pasur në po kaq orë.

Ndërkohë vaksinimi masiv vijon dhe Kosova është pranë arritjes së shifrës së 1 milion të vaksinuarve.

Lajmi i mirë është se 1 mijë e 248 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA STREHOI 37 GRATË AFGANE QË SHPËTOI FONDACIONI I THEMELUAR PREJ SAJ, HILLARY CLINTON TELEFONON RAMËN: FALEMINDERIT PËR GATISHMËRINË DHE KUJDESIN E TREGUAR
Artikulli tjetërRRITJA E RASTEVE TË REJA DHE FLUKSI I MADH I PACIENTËVE, HAPET ‘COVID 3’, NË GADISHMËRI EDHE SPITALET RAJONALE