Nesër Kosova e ka shpallur ditë zie kombëtare në nder të veprës dhe jetës së akademik Rexhep Qosja.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Qosja u nda nga jeta këtë të enjte, dhe u përcoll drejt banesës së fundit në një ceremoni ku morën pjesë vetëm anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes.

Me mbi 30 libra me studime për letërsinë, romane e publicistikë, kush ishte Akademiku Rexhep Qosja. Angazhimi politik në Kosovë dhe “Nderi i Kombit në Shqipëri”

Po ashtu familja ka njoftuar se nuk do të presë vizita dhe as do të marrë pjesë në organizime, duke respektuar kështu amanetin e tij.

Artikulli paraprakNIS KONKURSI I TEATROVE TË SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
Artikulli tjetërPARADOKSI, SHQIPTARËT NDËR VENDET ME AKSES MË TË LARTË NË INTERNET, TË FUNDIT PËR AFTËSITË DIXHITALE