Qytetarët  në Kosovë i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Presidentja, Vjosa Osmani nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se sot të gjithë qytetarët votojnë për kualitetin e jetës në komunat ku banojnë .

Osmani thotë se shpreson se ditën e sotme votuesit të dëshmojnë shpirtin demokratik, nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë , duke i respektuar edhe masat kundër Covid-19.

Statusi:
Mirëmëngjes Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë!

Artikulli paraprakLINDIN TRINJAKË, MANASTIRLIU PUBLIKON FOTON E VEÇANTË: FAMILJA E RE PËRFITON MENJËHERË 360 MIJË LEKË TË REJA BONUS
Artikulli tjetërDETAJE TË RËNDA NGA VDEKJA E 4 TURISTËVE RUSË NË QERRET, FAMILJARËT U GJETËN TË PAJETË NË PISHINËN DIMËRORE TË HOTELIT, DYSHOHET SE…