Përfaqësuesja e Kosovës pëson humbjen e pestë rradhazi në kuadër të kualifikueseve të botërorit Rusi 2018.

Kosovarët u mundën sërish në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës e cila ishte edhe ndeshja e fundit e tyre në qytetin e Shkodrës pasi ndeshjet e mbetura do luhen në Kosovë.Përballë Kosovës u paraqit Turqia e cila para kësaj ndeshjeje kishte pasur disa probleme disiplinore me lojtarët por që u sheshuan totalisht në fushën e lojës.

Turqit do kalonin shpejt në avantazh ku në minute e pestë pas një topi nga e majta do ishte Sen ai që do shënonte.Por Kosova do reagonte dhe do shënonte golin e barazimit të përkohshëm me anë te Rrahmanit pas një topi të ardhur nga goditja këndit.Festa nuk zgjat dhe janë sërish turqit që shënojnë pas një topi të ardhur nga këndi.

Janë sërish turqit që diktojnë ritmin e lojës me rifillimin e lojës ku pas një përgjumje të mbrojtjes ështe Burak që shënon. Moseksperienca dhe kapitullimi total i Kosovës do vinte në golin e katërt ku Tufan e gjen autostradë në zonën e kosovarëve që dorëzohen pa kushte.Kosova kështu mbetet e fundit në grup më vetëm një pikë.Ky grup kryesohet nga Kroacia dhe Islanda me nga trembëdhjetë pikë secila.