16 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, fatmirësisht asnjë vdekje nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Sipas MSH-së, raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa ka njoftuar për shërimin e 10 pacientëve.

“Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446”, thuhet në njoftim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAUSTRIA SHËNON REKORD INFEKTIMESH, JA SI REAGON QEVERIA
Artikulli tjetërBORA MERR NJË DHURATË TË VEÇANTË NGA DONALDI JA ÇFARË THOTË AJO