“Çmimet janë shumë të shtrenjta. Mund ta braktisim Velipojën. Kështu kemi bërë edhe në Ulqin”. Kështu shprehen pushuesit nga Kosova të cilët kanë zgjedhur plazhin e Velipojës në këto ditë të nxehta. Ata thonë se standarti si në Kosovë edhe në Shqipëri është i njëjtë ndaj çmimet nuk duhet të jenë kaq të larta.

Të mërzitur dhe aspak të kënaqur janë edhe shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe pushimet preferojnë t’i kalojnë në Velipojë me miqtë dhe familjet e tyre. Emigrantët tregojnë se çmimet e larta nuk i përgjigjen kushteve që ofrohen. Pushuesit nga Kosova edhe shqiptarët që jetojnë në vendet të ndryshme të botës kanë një lidhje shpirtërore me Shqipërinë dhe kjo është arsyeja më madhore që i shtyn ata por në Velipojë përveçse nuk i ofrohet asnjë kusht duhet të përballen edhe me çmime të larta që nganjëherë nuk i lënë gjë mangut plazheve më në zë të Europës.

Artikulli paraprakPREMIER LEAGUE, MANCHESTER UNITED NUK DI TË FITOJË
Artikulli tjetërKIOSKAT E BASHKISË ZAPTOJNË HAPËSIRAT PUBLIKE