Kosovarja e dehur godet policen gjermane

Një grua 30 vjeçare, të hënën rreth orës 6 të mëngjesit i ka shkaktuar lëndime një policeje në Heilbronn të Gjermanisë. Policja në kuadrin e një patrulle po bënte një kontrollim rutinor të personave ndërsa një grua ishte e shtrirë në një bankë në Stacionin Hekurudhor të qytetit, shkruan heilbronnerstime.de. Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch. Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunjë sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më. Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFERMERIT I GRABISIN 17 MIJË EURO NË SHTËPI
Artikulli tjetërSHITËSI I DROGËS HIDHET NË UJË NGA FRIKA E POLICISË, ZBULOHEN 3 SHQIPTARË