Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, raportojnë mediat në Kosovë. Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës. Ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra i cili është duke e gjykuar rastin ku Albin Kurti, Donika Kadaj dhe dy deputetë tjerë të VV-së janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, konfirmoi lëshimin e vendimit për arrest.

Ai tha se arsye për arrestimin e Kurtit dhe Kadajt është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.

Artikulli paraprakPËRPLASET NGA MAKINA,BURRI NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërGRABITET BIZNESI,GJENDET NJË PJESË E PARAVE, POR JO AUTORI