Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviçit më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY TË RINJ ME RRETH 4 KG HEROINË DHE ARMË
Artikulli tjetërLLESHAJ : SHTOJMË KAPACITETIN E POLICISË SHKENCORE E KOMISARIATET