Kosovë – Ish-kryetari i Gjilanit dhe 38 persona të tjerë paditen për korrupsion

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, kundër ish-kryetarit të komunës (Q.M.) dhe 38 personave tjerë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, të publikuara edhe për media përmes një komunikate, thuhet se ish-kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit. “Sipas aktakuzës zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune”, thuhet në njoftimin dërguar medieve. Aktakuza siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria është për periudhën kohore 2008-2011.

Artikulli paraprakSHKATERROHET BANDA E DROGES NE ITALI,DREJTOHEJ NGA SHQIPTARE
Artikulli tjetërPERLESHJE MES GJERMANEVE DHE AZILKERKUESVE