Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ishte i qartë në përcjelljen e mesazheve të tij në vizitën disa orëshe në Prishtinë.

John Kerry: “Mos u gaboni nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të cënonte pavarësinë e Kosovës. Kemi investuar shumë, bashkë me ju që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik” Duke i quajtur vendime të vështira të lidershipëve të fortë politik marrëveshjen me Serbinë por dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, Kerry i bëri thirrje opozitës të dialogojë dhe Parlamenti nuk është vendi ku hidhet gazi lotsjellës. Parlamenti nuk është vendi ku duhet të hidhet gaz lotsjellës John Kerry: Marrëveshjet kanë qënë të vështira politike, por aftësia për të marrë vendime të zorshme për të mirën e vendit quhen lidership. Jam këtu për tu përcjellë përshëndetjen dhe të presidentit Obama për lidershipin që po i bën këtë zgjidhje. SHBA është e kënaqur që udhëheqësit e Kosovës kanë treguar gadishmërinë. “Ne e kuptojmë për çfarë jeni duke u munduar. Të lini luftën prapa dhe të shkoni drejt të ardhmes. Por më lini të qartësoj diçka: Debatet duhet të bëhen në parlament. Nuk është vend ku duhet të hidhet gaz lotsjellës” Një tjetër mesazh që përcolli ishte përmbushja e zotimit për themelimin e Gjykatës Speciale. Po kështu Kosovën e quajti shembull të fuqishëm që ka dhënë për rajonin në kuadër të luftës kundë terrorizmit. John Kerry: “Kosova po jep një shembull të fuqishëm në rajon duke arrestuar disa njerëz dhe miratuar ligje të fuqishme. Qeveria është e gatshme të dialogojë por nuk pranon dhunën Mustafa deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve të opozitës qeveria do të vijojë dialogun me Serbinë. Lidhur me marrëveshjet tha se do presë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe komisioneve profesionale. Gjithashtu shtoi se qeveria është e gatshme të dialogojë por nuk pranon dhunën Isa Mustafa: “Përkundër veprimeve të dhunshme të opozitës për të kundërshtuar marrëveshjen me Beogradin dhe demarkacionin me Malin e Zi qeveria është e vendosur të vazhdojë dialogun për nomalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ndërsa marrëveshjet do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisionet profesinale. Qeveria është e gatshme të dialogojë por nuk pranon dhunën. Në orën 15:00 avioni US Air Force 2 zbriti diplomatin e lartë amerikan në aeroportin “Adem Jashari” Ai do të takohet sot gjatë vizitës në Kosovë me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësit e tij, Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviç. Në aeroport ai u prit nga kryeministri Isa Mustafa. Kerry, do të takohet edhe me disa të rinj që janë shkolluar në SHBA, kurse në fund të vizitës së tij do të japë edhe një konferencë për media.