Në Kosovë u zhvillua konferenca rajonale mbi rezultatet e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë dhe partnerëve rajonalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita:
“Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë konferencë rajonale, e cila përfaqëson jo vetëm një takim pune mes partnerësh, por mbi të gjitha një dëshmi konkrete të besimit, koordinimit dhe përgjegjësisë së përbashkët që kemi ndërtuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit që lidhet me të.
Ky takim rikonfirmon vullnetin tonë të përbashkët për të vepruar së bashku ndaj sfidave që sot nuk njohin kufij dhe që kërkojnë përgjigje të koordinuar rajonale dhe ndërkombëtare.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti strategjik, duke besuar se vetëm përmes bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të inteligjencës policore dhe operacioneve të koordinuara mund të prodhojmë rezultate të qëndrueshme dhe të godasim në mënyrë efektive rrjetet kriminale ndërkufitare.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË LIGJIN PËR ARSIMIN, PRITET NJË TJETËR REFORMË, MINISTRJA KUMBARO: LIGJI DO TË PËRSHTATET SIPAS TREGUT TË PUNËS
Artikulli tjetërBERISHA KAPET ME SPIROPALIN: E QUAJTE ‘SKËNDERBE’, AI TË FLAKU!