Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNGA NESËR, KONTROLLE SHTESË NË KUFI, PËR ATA QË DO HYJNË NË NJË VEND TË BE-SË
Artikulli tjetërBESËLIDHJA TRIUMFON 3–0 NDAJ KASTRIOTIT NË MIQËSOREN E ZHVILLUAR NË LEZHË