Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme (9 shkurt).

Të dy dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit Fikrim Damka dhe Fuat Damka dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

Artikulli paraprak22 DITË NGA PËRFUNDIMI I AFATIT, RAMA THIRRJE DIASPORËS: REGJISTROHUNI! BËHUNI PJESË E HISTORISË
Artikulli tjetërVETËVENDOSJA VIJON TË KRYESOJË/ KQZ NUMËRON RRETH 90% TË VOTAVE, JA REZULTATET E DERITANISHME PËR PARTITË E TJERA