Kosovë, shugurohet katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë

Ditën e sotme është bërë shugurimi I katedrales Nënë Tereza në Prishtinë nën praninë e të dërguarit të Papa françeskut, kardinalit shqiptar Ernest Troshani. Shugurimi i katedrales është bërë në ditën kur shenjtorja Nënë Teza mbush 20 vite që është ndare nga jeta. Një vitë më parë ajo u shenjtërua nga Papa Françesku, në një ceremony të posaçme në vatikan. Gurthemeli i katedrales u hodh në gusht të vitit 2005 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili do të jetë dhenë një pikturë murale brenda saj. Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur deri në ditën kur u nda nga jeta, 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.