VENDOS KRYESIA: LDK-AAK-NISMA, GRUPI MË I MADH PARLAMENTAR .

Partia Demokratike e Kosoves ka paralajmeruar se do ta dergoje ceshtjen e grupit me te madh parlamentar te Kouvendit te Kosoves ne Gjykaten Kushtetuese.
Paralajmerimi eshte bere nga nje zyrtar I PDK-se, pak kohe pasi kryetari I kesaj partie, Hashim Thaci brektisi mbledhjen e Kryesise se Kuvendit, ku u vendos qe kryetari I ardhshem I parlamentit t’I takoje grupit me te madh parlamentar, te krijuar nga tre partite e opozites: LDK, AAK dhe Nisma.
Duke dale nga mbledhja e kryesise, Thaci akuzoi partite e bllokut opozitar se po shkelin rregulloren e Kuvendit:, sepse sipas tij, kryetari I Kuvendit I takon partise me te madhe parlamentare, pra, PDK
Ndersa kryetari I Lidhjes Demorkatike te Kosoves, Isa Mustafa, u shpreh I kenaqur me arritjen e opozites per t’u bashkuar ne nje grup te perbashket parlamentar.
Nga ana tjeter, media kosovare raporton se Lidhja Demorkatike e Kosoves, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Nisma per Kosoven kane rene dakord per nje document baze te marreveshjes me Levizjen Vetevendosje, per koalicionin e quajtur “Qeveria e Shpreses”.