Një 39-vjeçar ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot i cili ishte i plagosur nga incidenti i natës së mbrëmshme në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Mësohet se viktima nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën në spital, tha doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive

“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë”.

“Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka citon Klan Kosova.

Incidenti i mbrëmshëm ka ndodhur për shkak të një zënke në lokal. Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në sherrin ku mbetën të lënduar 17 persona, 14 prej tyre janë vajza.

Artikulli paraprakËSHTË KOHA TË MENDONI PËR VETEN, GUXIMI DO SHPËRBLEHET… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërBALLA E NIS DITËN NË AEROPORTIN “NËNË TEREZA”: 1 MILION PASAGJERË PRITET TË HYJNË DHE DALIN NGA SHQIPËRIA GJATË GUSHTIT