Në Kosovë vijon numërimi i votave të diasporës, pjesës së dërguar me postë.

Sipas KQZ, janë pranuar si të vlefshme 63 mijë të tilla, nga të cilat sipas përditësimit të fundit janë numëruar mbi 66 përqind të tyre. Vetëvendosje deri në këtë pikë të numërimit ka marrë mbi 21200 vota ose 52.72 përqind të tyre, e ndjekur LDK me 29,8 përqind, PDK me 7.98% dhe koalicioni nisma socialdemokrate me 3.32 përqind.

Sipas përditësimit të fundit kanë mbetur për tu numëruar edhe 25 mijë vota me postë të diapsorës me postë ndërsa javën e kaluar u numëruan votat e hedhura në selitë diplomatike ku sërish VV mori mbështetjen kryesore me mbi 80% të 12261 votave.

Artikulli paraprakPSD TAKIME ME DIASPORËN
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA GATI TË MIKPRESË GJERMANËT NË BERLIN”/ RAMA NDAN VIDEON NGA PËRGATITJET