Lëvizja VETËVENDOSJE kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit Visar Ymerit.

Në një konferencë, ku folën deputeti Albin Kurti dhe nënkryetari Driton Çaushi, u tha se, gjyqësia, prokuroria dhe policia po vazhdojnë të jenë shumë aktive e të zellshme në rastet dhe proceset kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. “Sot, policia e regjimit arrestoi hiç më pak se Visar Ymerin, kryetarin e Lëvizjes sonë, deputetin më aktiv të gjithë legjislaturës së katërt në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e subjektit më të madh të opozitës së bashkuar, liderin e opozitës. Kjo është kështu e mundshme vetëm në regjimet autoritare ku shteti i kapur bëhet shtet policor. Veçse neve po na frikësohen sepse ne edhe po shtohemi edhe nuk po iu frikësohemi atyre”, tha Kurti. Ai vazhdoi më tej duke thënë “I ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Kosovë e ka për prioritet persekutimin e VETËVENDOSJE!-s dhe jo drejtësinë për qytetarët. Mbi 400.000 lëndë që flejnë nëpër sirtaret e atij Pallati të Padrejtësisë mund të presin, por arrestimi i Visar Ymerit, sikurse më herët edhe ai i Glauk Konjufcës, duhet bërë menjëherë dhe qysh herët në mëngjes”. Ndërkaq, nënkryetari Driton Çaushi tha se ky arrestim vjen në kohën e fushatës së arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes

/ Star Plus TV /