Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare kreut të kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë,

Anastas Janullatos. Në një postim në rrjetet sociale, Kotzias thotë se një akt i tillë është njohje e punës së tij humanitare dhe forcimit të besimit midis popullit shqiptar dhe atij grek. “Unë e mirëpres dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin shqiptar Anastasios, një njeri i mençur, nga Presidenti Meta. Kjo është njohje e punës së tij të thellë humanitare dhe forcimit të besimit midis popujve tanë”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA LËNDOHET ÇIFTI I TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërU UL NË ISHËM, AVIONI ‘PIPER’ S’DO MUND TË FLUTUROJË MË