Kotzias: Qeveria shqiptare nuk mund të luajë me nacionalizma

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se Greqia nuk do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në BE, por do të kërkojë që problemet mes dy vendeve të zgjidhen në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe europiane. Në një inetvistë për televizionin public grek Kotzias u pyet edhe për incidentin me ushtarët me origjine shqiptare të cilët bënin simbolin e shqipnjës. Ai u shpreh se në rajon ka disa shtete që po transformohen si shtete nacionaliste. Sipas tij këto janë shtete me një popullsi të re dhe kjo shprehet me dinamizma që cojnë drejt nacionalizmit.“Qeveria shqipatre besonte se integrimi europian do të ishte një shëtitje , kujtonte se do të mmerte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin. Ne jemi vend që duam të zgjidhim problemet tona të bazë të të drejtës ndërkomnëbtare dhe europiane. Nuk është e nevojshme të vendosim veto. Po të mos përmbushen shqiptarët do të kenë problem me Komisionin europain dhe këshillin Europian”, -u shpreh diplomati grek. Sipas të tij në Shqipëri duhet të kërkohet sundimi i ligjit, të luftohet trafiku i drogës, krimi i organizuar, të njihen të drejtat e pakicave komëbtare greke dhe të mos luhet me pronat e tyre.

Artikulli paraprakDO MERRTE TË PLAGOSURIN BIE HELIKOPTERI, 6 VIKTIMA
Artikulli tjetërPROKURORIA: MARK FRROKU KA 2 MLN $ PASURI TË PAJUSTIFIKUAR ISH-DEPUTETI: EKSPERTIZA, E NJËANSHME