Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Lezhës. Në seancën publike të së premtes, KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët, në këtë qarku, i cili përfaqësohet me 7 mandate në Kuvend, ku Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 4 mandate dhe Partia Socialiste 3 mandate.Deputetët e rinj që do të përfaqësojnë Lezhën, Kubinin dhe Mirditën në Kuvend janë, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli nga Partia Demokratike dhe Ulsi Manja, Ermal Pacaj dhe Admir Kadeli nga Partia Socialiste.Referuar tabelës së rezultateve Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 33.623 vota, Lëvizja Bashkë – 429 vota, Lëvizja Atdheu – 71 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.779 vota, Partia Socialiste e Shqipërisë – 33.552 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 4.775 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 79 vota, Partia Aleanca Demokracia e Re – 15 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 92 vota, Partia Mundësia – 937 vota dhe Partia Socialdemokrate – 2.104 vota.Komisioni Qendero i Zgjedhjeve pritet të përmbyllë proçesin e çertifikimit për të gjithë vendin në ditët në vijim, ndërsa rezultatet zyrtare do t’i dërgohen Presidentit për nisjen e procedurave për konstituimin e legjislaturës së re, ku seanca e parë plenare pritet të mbahet në muajin shtator.

Artikulli paraprak“VENDI I DËSHMISË DHE KUJTESËS”, RRITET INTERESI NGA TURISTËT
Artikulli tjetërATLETIKË, FRANKO BURRAJ FLET PËR THYERJEN E REKORDIT