Dekriminalizimi ka filluar të japë efektet e para në instutucionet më të rëndësishme në vend, për pastrimin e personave të cilët rezultojnë të kenë probleme me ligjin.

Pas ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi dhe 2 deputetëve që iu hoq mandati pasi kapen nga ligji i Dekriminalizimit, të tjerë zyrtarë kanë rezultuar me probleme me ligjin. Në diskutimin e sotëm, anëtarët e KQZ konstatuan se 6 këshilltarët bashkiakë kishin probleme me formularët e dekriminalizimit. Për një këshilltar bashkiak të shtatë është shtyrë vendimi, me pretendimin se kërkohet më shumë kohë për evidentimin e mangësive në formularë. Këshilltarët Bashkiakë që u hiqet mandate:

Tomor Prrenjasi

Gani Hida

Robert Dajani

Rrok Rroku

Zija Mema

Muharrem Shkjau